Kontigjenti i FSK-së pritet me duartrokitje në Adana

Aktuale

Kontigjenti i FSK-së pritet me duartrokitje në Adana

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 10:36
Kontingjenti i FSK-së

Kontingjenti i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili është nisur për në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, është pritur me duartrokitje në Adana.

Fondacioni SETA në Washington ka publikuar video në Twitter, ku shihet se kontingjenti i FSK-së është pritur me duartrokitje.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, mbrëmë ka bërë të ditur se pas kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun turk, Hulusi Akar, vendimit të kryeministrit Albin Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Vjosa Osmani, është nisur kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit.

Task-forca përbëhet nga specialistët tanë në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat