Hoti i tregon Kurtit se si duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Aktuale

Hoti i tregon Kurtit se si duhet të jetë marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:04
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka renditur pesë pika sipas së cilave ai beson se duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

Ai ka theksuar se marrëveshja duhet të jetë përfundimtare dhe me njohje të ndërsjellë.

Postimi i plotë

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:

1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;

2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;

3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;

4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe

5. PËR NJOHJE RECIPROKE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat