Nushi i PSD-së: Kurti tu e paketu Zajednicën, për me na e shitë si Asociacion OJQ

Aktuale

Nushi i PSD-së: Kurti tu e paketu Zajednicën, për me na e shitë si Asociacion OJQ

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:08
Nol Nushi

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka ironizuar me kryeministrin, Albin Kurti, i cili u pa duke paketuar keksat në një fabrikë në Prizren.

Nushi ka thënë se Kurti po e paketon Zajednicën dhe të cillën po dëshiron që ta shes si OJQ.

“Kryeministri tu e paketu Zajednicën, për me na e shite si Asociacion OJQ.” – ka shkruar ai në Twitter.

Më tej, Nushi ka thënë se: “këtë fore kanë me hongër si keks plot analista e militanta të internetit!”.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënë bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. Fabrikë kjo që bën prodhimin e keksave “Sempre”.

Kurti gjatë vizitës së tij shfyrëzoi rastin që të angazhohet edhe me “punë”, ku në fotografitë që publikoi Zyra e Kryeministrit, ai u pa duke i paketuar keksat “Sempre”.

Gjithashtu, Kurti zgjodhi fjalët më të mira për keksat dhe bëri thirrje për kujdes pasi sipas tij, “ka keksa që duken si sempre, por nuk janë sempre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat