RTK e mohon se shfaqi film me skena të tuprshme: Nuk transmetojmë filma të zhanrit të tillë

Aktuale

RTK e mohon se shfaqi film me skena të tuprshme: Nuk transmetojmë filma të zhanrit të tillë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Milazim Krasniqi, profesor i njohur i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka akuzuar dje e sot RTK-në se ka lëshuar filma me skena dhe përmbajtje pornografike. 

Madje ai ka cituar edhe nenin të cilën sipas tij RTK e ka shkelur me transmetimin e filmit në natën e mbrëmshme.

“RTK 1 po shfaq film me skena pornografike. O kretena, a jeni bre normale?! Ku keni pa qe transmetuesi publik te shfaq film me skena pornografike. Maskarenj!” – shkroi dje në mesnatë z. Krasniqi, më saktësisht në ora 00:03.

Por këto akuza i ka mohuar Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtor i përgjithshëm i RTK-së. Në një përgjigje për gazetën Nacionale, ai theksoi se RTK nuk shfaq filma të tillë.

“Nuk qëndron një konstatim i tillë. RTK asnjëherë nuk transmeton filma të zhanrit të tillë.” – deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat