LDK: Kosovës s’i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen

Aktuale

LDK: Kosovës s’i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ripërsëritur se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje që nuk e përmban njohjen.

Përmes një komunikate për media nga kjo parti, gjithashtu thuhet se LDK-ja kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut.

Për LDK-në, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen. Vendit tonë i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane”.

“Çdo devijim nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale. LDK, po ashtu, kërkon raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut. Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat