BIK-u grumbullon mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj

Aktuale

BIK-u grumbullon mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:31
BIK-u

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj janë grumbulluar gjithsej 123,161.38 euro.

BIK-u përmes një njoftimi në Facebook, ka falënderuar të gjitha ata që kanë kontribuar në këtë aksion.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, disa nga komuna të Kosovës janë përballur me pasojat e vërshimeve të krijuara nga të reshurat e dendura të shiut. Komunat më të goditura nga vërshimet janë ajo e Skenderajt, Mitrovicës dhe Klinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat