Selmanaj në Washington: Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA

Aktuale

Selmanaj në Washington: Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:43
Stephen A.Womack dhe Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj së bashku me disa deputetë të tjerë po qëndron në një vizitë zyrtare në Washington.

Me këtë rast, ai ka zhvilluar një takim me kongresmenin republikan Stephen A.Womack.

Siç thotë Selmanaj, Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në.

“Me mbështetjen e NDI, bashkë me disa kolegë deputetë, po qëndroj në një vizitë në Washington DC.

Në ditën e parë të takimeve, isha tejet i nderuar të takoja dhe dëgjoja fjalë dhe eksperienca të jashtëzakonshme nga Kongresmeni Republikan Stephen A. Womack. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-të!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat