Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë për krimet e luftës e reformat në drejtësi

Aktuale

Haxhiu takohet me ambasadorin e BE-së, diskutojnë për krimet e luftës e reformat në drejtësi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:14
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Haxhiu tha se me Szunyog diskutuan për reformat në drejtësi, me theks për Vettingun e Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe krimet e luftës.

“Në takimin me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog, diskutuam për reformat në drejtësi.

Me theks të veçantë diskutuam për Vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje, dhe krimet e luftës”, është shprehur Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat