Qipro s’garanton se do ta njohë Kosovën edhe nëse nënshkruhet plani franko-gjerman

Aktuale

Qipro s’garanton se do ta njohë Kosovën edhe nëse nënshkruhet plani franko-gjerman

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:13
Dimitrios Teofilaktu

Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teofilaktu tha se vendi i tij mban qëndrim parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Qiproja e mbështet nënshkrimin e propozimit franko-gjerman, Teofilaktu theksoi se është herët të flitet për nënshkrimin e ndonjë marrëveshjeje.

I pyetur nëse ka mundësi që Qipro ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Serbia e nënshkruan marrëveshjen, ai ka thënë:

“Është mjaft e qartë se Qiproja mban qëndrimin e saj parimor në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Po kështu, Qiproja ka qenë konsekuente në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë. Ne jemi në përputhje me këtë politikë. Por një gjë është e qartë: së bashku me partnerët nga BE-ja dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm në rajon, Qiproja është mjaft e shqetësuar për situatën e paqëndrueshme në Kosovë”, tha ambasadori qipriot në Beograd.

Ai deklaroi se qëllimi i tyre është “parandalimi i konfliktit, ruajtja e paqes dhe stabilitetit, si dhe promovimi i mëtutjeshëm i rritjes ekonomike dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat