Mesazh i prerë, Osmani në Mal të Zi ia bën ‘bllok’ Serbisë për Asociacionin

Aktuale

Mesazh i prerë, Osmani në Mal të Zi ia bën ‘bllok’ Serbisë për Asociacionin

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:26
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. 7 shkurt 2023.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi, ndajnë jo vetëm një partneritet të fortë në rrafshin bilateral, por edhe po ashtu një miqësi unike ndërmjet qytetarëve tanë.

“Jam e sigurt se kjo vizitë do të kontribuojë në ketë drejtim dhe do të ndihmoj që këto raporte të avancohen gjithë e më shumë”, tha ajo në një konferencë për media së bashku me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq.

Sipas të parës së vendit, Kosova dhe Mali i Zi duan të jenë pjesë e strukturave euroatlantike. Osmani theksoi se komunitetet në dy vendet janë ura të rëndësishme lidhësve mes dy vendeve. Ajo ka falënderuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Është për keqardhje që jo të gjithë fqinjët tanë e ndajnë këtë vizion, lidershipi i njërit shtet në veçanti ka mundësuar që t’i hap rruga ndikimit malinje të Rusisë në rajonin tonë. Duke ndjekur mendësinë e tij të mikut të tij, Putin ky lider parapëlqen të mendoj se dy vendet tona, Kosova dhe Mali i Zi, janë projekte që ai i quan projekte të përkohshme, por realiteti është i një dhe i vetëm. Kosova dhe Mali i Zi janë shtete sovrane dhe demokratike dhe me të ardhme në Bashkimin Evropian”, theksoi ajo.

Osmani falënderoi Gjukanoviq, për angazhim në përkrahje të Kosovës për anëtarësim në Këshillin Evropës.

Integrimi i Kosovës dhe Malit të Zi në sutrukurat euroatlantike, është domosdoshmëri dhe jo vetëm opsion. Integrimi i vendeve tona në strukturat euroatlantik është thelbësor për paqen në Ballkan”, tha ajo.

E para e vendit ia kujtoi presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, se para 23 viteve kishte shkuar si refugjate në këtë shtet.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencë për media ka folur edhe për asociacionin. “Ne nuk jemi kundër të drejtave të komunitetit serb, por jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli nëpër mes të cilit mund të minoj integritetin tonë dhe të sjell destabilitet rajonal”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat