Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, diskutuan për mundësit e bashkëpunimit

Aktuale

Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, diskutuan për mundësit e bashkëpunimit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:16
Foto nga takimi

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, më të cilën diskutuan sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Përmes një komunikate për media nga MSh bëhet e ditur se gjatë këtij takimi Vitia e falënderoi Ambasadoren Barišić për mbështetjen që Kroacia ia ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë.

Si dhe diskutuan për mundësinë e një memorandumi të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy shteteve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat