Berisha: Cili parlament në Botë me sistem parlamentar do e kishte toleruar kryeministrin siç tolerohet Kurti

Aktuale

Berisha: Cili parlament në Botë me sistem parlamentar do e kishte toleruar kryeministrin siç tolerohet Kurti

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:25
Hisen Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha,  ka reaguar nëpërmejt një shkrimi në FaceBook, ku ka thënë se karakteri i shtetit të Kosovës është duke ndryshuar pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke e anashkaluar raportimin para deputetëve të Kosovës për planin farnko-gjerman.

“Cili parlament në Botë me sistem parlamentar do e kishte toleruar kryeministrin siç tolerohet ky kryeministër, në raport me kuvendin dhe sistemin shtetëror”, ka thekuar Berisha.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese duhet trajtojë ketë anashkalim të Kryeministrit Kurti që është duke ia bërë Kuvendit.

Me tëj mund ta lexoni shkrimin e plotë të deputetit nga PDK-ja, Hisen Berishës.

Raporti i Kryeministrit me Kuvendin për temat e maturuar me ligj, kushtetutë e rezolutë të kuvendit, duhen trajtuar nga Gjykta Kushtetuese.

Cili parlament në Botë me sistem parlamentar do e kishte toleruar kryeministrin siç tolerohet ky kryeministër, në raport me kuvendin dhe sistemin shtetëror.

Si mund të dalë kryeministri i Kosovës me një Planë dhe e konsideron bazë të mirë për bisedime, e nuk i nënshtrohet Kuvendit pra nuk e ka sjellë fare në kuvend. A është kjo republikë parlamentare, apo më keq, diktature komuniste. Pra po e ndryshon karakterin kushtetues të shtetit.

Kjo nuk është vetëm e papranueshme por është ndryshim i karakterit kushtetues shtetëror, jo interpretativ por funksional.

Pra ky po ju thotë ejani në zyrën time dhe lexoje planin franko-gjerman!

Kjo nuk është heshtje e kryeministrit të Kosovës me Serbinë por e shtetit.

Sot territori i Kosovës nuk kontrollohet nga institucionet e shtetit por nga qendra vendimmarrëse jashtë Republikës së Kosovës. E kjo është problematike. Është dashur që Gjykata Kushtetuese, të veproi pas deklaratave të kryeministrit, edhe pse deklarata e kryeministrit ishte vetëm vizive me zë e figurë.

Është dashur të obligohet ta sjell plan-marrëveshjen e përfolur për ta analizuar në kuvend.

Kuvendi i Kosovës, duhet sa më parë ta çmontoj tradhtinë që po i bëhet institucioneve, kur qeveria, presidenca  e kryetari i kuvendit, e posedojnë një dokument e nuk e ka kuvendi dhe deputetet.

Ky duhet të deponohet zyrtarisht në kuvendin e Kosovës i formalizuar me protokoll.

Nëse jo, atëherë të ndryshohet karakteri i formës së regjimit, e ta kthejnë në diktaturë komuniste, votat mund ti bëj ashtu siç i bleu për presidenten, edhe për ketë ndryshim.

Qëndrimi amerikan nuk është në këtë formë siç është prezantuar. E ka mbështetur planin në fjalë, për ta nxjerre në sipërfaqe si përmbajtje.

Pasi të dal si përmbajtje, atëherë do të shohim qëndrimin amerikan. Nuk miraton SHBA marrëveshje blanko.

Rikujtojmë se Ambasadori dhe përfaqësuesit e lartë shtetërorë amerikan kanë thënë se marrëveshja midis Serbisë e Kosovës, që nuk e ka njohjen e pavarësisë së Kosovës, e ruan statuskuonë, e statuskuoja i intereson vetëm Putinit pra është interes rus.

Pra, kjo situatë nuk përbën interes as për SHBA-të dhe gjeostrategjinë për rajonin as për Kosovën. Ky plan mbetet ashtu siç ka sygjeruar DASH, interes rus, deri sa është në luftë, dhe e rrezikon protagonizmin rus në rajon. Ketë e përforcon fakti se sipas këtij plani, nuk ka njohje reciproke midis shteteve.

Ky ndryshim është vetëm pronë e një njeriu e ai është kryeministri Kurti. Pra këta kanë mundësi të manipulojnë kuvendin dhe ta ndryshojnë formën e regjimit nëse duan, kanë pare ende nga sponsoret e përfolur në aferen korruptive në diplomaci. Ka nga radhët e deputetëve shumicë një numër që paranë e interesin material individual i kanë para shtetit, kanë deficit të patriotizmit kushtetues dhe atij shtetërorë sepse nuk e kanë jetuar lindjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

E me persona që punën e tyre të parë e kanë pozitën shtetërore, nuk kanë asnjë referencë personaliteti as autotiteti profesional, vështirë të kursehet shteti nga paligjshmëria e jo kushtetutshmëria. Kjo kategori do të provoj dhe bëj çdo kompromis qoftë edhe anti shtet në emër të mbetjes sa më gjatë në pushtet. Fakti tjetër është se që nga ardhja në pushtet e Kurtit and Co, Kosova praktikisht nuk funksionon si republikë parlamentare.

Ka obligim kushtetues raportimin në kuvend e se bën, as para as pas bisedimeve. Realisht me kuvendin nuk e ka asnjëherë komunikimin qoftë me shkrim apo raportim të drejtëpërdrejtë. Duhet të plotësohet ana formale e karakterit të shtetit në emër të funksionalitetit institucional ligjor e kushtetues. Nuk mund të ketë besim blanko siç e llogaritë ai në mendësinë tij dhe kategoria që e ka votuar.

Ai, nuk mund ti trajtojë oponentët as opozitën si prone të tijën duke i krahasuar me bashkëpunëtoret e tij, siç bëri me kryetarin e LDK. Kjo mund të ndodh me ata që i ka në stafin e tij por jo për partnerët qeverisës aq më pak me partitë opozitare. Edhe pse z. Abdigjiku, e ka kursyer nga vota e tij për ta rrëzuar nga qeveria Kurti 1, megjithatë nuk mund ta trajtoj askë si pronë, as procesin politik të dialogimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat