​Hovenier përgëzon FSK-në për gatishmërinë në ndihmë Turqisë

Aktuale

​Hovenier përgëzon FSK-në për gatishmërinë në ndihmë Turqisë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 17:28
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vlerësuar gatishmërinë e kontingjentit të FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore për të ofruar ndihmë në Turqi.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se ShBA-ja e ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare.

“Pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri, ne i vlerësojmë ekipet e FSK-së për kërkim-shpëtim dhe çështje mjekësore që u bashkuan me partnerët për të ndihmuar në operacionet në rajon.

ShBA-ja ka mbështetur FSK-në në ngritjen e kapaciteteve të saj të sigurisë, ndihmës mjekësore dhe humanitare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat