Seferi: Vuçiqi ka reaguar vetëm në Instagram pas takimit me Lajçakun

Aktuale

Seferi: Vuçiqi ka reaguar vetëm në Instagram pas takimit me Lajçakun

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:11
Idro Seferi

Gazetari Idro Seferi ka folur në lidhje me pranimin apo jo të propozimit të planit evropian nga ana e Serbisë.

Seferi tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk ka dhënë një po të qartë në lidhje me pranimin e këtij plani.

Ai madje tha se Vuçiqi ka reaguar vetëm në Instagram në lidhje me takimin që e ka pasur me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Miroslav Lajçak.

“Zyrtarisht ende nuk e kemi një po të Serbisë që e pranon planin. Një po  e qartë e Serbisë që mund ta pranojë një po të tillë nuk ka ndodhur. Ajo çka ndodhi mbrëmë ishte një takim i presidentit Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesin e BE-së Miroslav Lajçak në orën 19, por nuk ka pasur asnjë prononcim për shtyp për dallim prej asaj që ka ndodhur në Kosovë, i vetmi reagim ka qenë në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një foto dhe ka shkruar se ishte një takim i hapur me Miroslav Lajçak”, është shprehur Seferi në Info Magazinë.

Sipas Seferit, ajo që flitet në Serbi është që qa do të ketë ndonjë takim ndërmjet krerëve të Kosovës dhe Serbisë deri në fund të muajit, por, siç thotë ai, këto janë të gjitha thashetheme të pakonfirmuara.

“Ajo që sot është një risi që nuk e dimë pse ka ndodhur është takimi i Vuçiqit me ministrat, kryeministren e kryetarin e kuvendit dhe përfaqësues të partisë së tij, takim që është mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk ka pasur asnjë deklarim për media për arsyet e këtij takimi”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat