Vjedhje e rëndë në veri, policia jep detaje

Aktuale

Vjedhje e rëndë në veri, policia jep detaje

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Në Leposaviq është raportuar një vjedhje e rëndë, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

"Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes".

Njoftimi:

Sot, më 07 shkurt 2023 në një lokacion afër Soqanicës në Komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera.

Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat