Lajçak takohet me Von Cramon, bisedojnë mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak takohet me Von Cramon, bisedojnë mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 19:28
Emisari i BE

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Lajçak tregoi se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, por pa ndarë detaje shtesë.

“Pata një bisedë të mirë me @ViolavonCramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajçak në Twitter.

Kujtojmë se Lajçak, ka mirëpritur vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta pranuar planin franko- gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat