Kurti dhe Rashiq shkojnë për vizitë në dy familje serbe në Istog

Aktuale

Kurti dhe Rashiq shkojnë për vizitë në dy familje serbe në Istog

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 20:48
Albin Kurti dhe Nenad Rashiq kanë vizituar sot familjet Miletiq dhe Komatoviq nga fshati Drejë dhe Zhaç në komunën e Istogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kanë vizituar sot familjet Miletiq dhe Komatoviq nga fshati Drejë dhe Zhaç në komunën e Istogut.

Siç bëhet e ditur nga ZKM, gjatë takimit miqësor në shtëpitë e dy familjeve, Kurti bashka me ta ka diskutuar për përditshmërinë, angazhimet, bashkëjetesën me shqiptarët dhe nevojat e fshatit.

“Petko Miletiq bashkë me fëmijët e tij merren me bujqësi. Kryeministri dhe ministri Rashiq u njoftuan për punën që e bën kjo familje kryesisht në mbledhjen e kumbullave dhe përpunimin e tyre. Slavisha Komatoviq, përfitues i subvencioneve në Bujqësi, u shpreh falënderues për mbështetjen e shtuar të qeverisë ndaj kulturave bujqësore”, thuhet në njoftim.

Duke i falënderuar për bisedën dhe mirëpritjen, kryeministri Kurti i ka njoftuar për politikat sociale që po zbaton Qeveria dhe për planet e lansimit të masës tjetër të punësimit që mbështet bizneset që angazhojnë punëtorë nga komuniteti jo shumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat