Flet frizeri i Albulena Haxhiut, tregon që ministrja ka afërsi me bashkëshorten e tij

Aktuale

Flet frizeri i Albulena Haxhiut, tregon që ministrja ka afërsi me bashkëshorten e tij

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Armend Gashi dhe Albulena Haxhiu

Sot në media është raportuar se Brikena Kelmendi – Gashi, bashkëshortja e frizerit Armend Gashi është punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, konkretisht në dikasterin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Duke marrë parasysh se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përkujdeset për flokët e saj në sallonin e ondulimit të Armend Gashit, media ka kontaktuar me këtë të fundit për të kuptuar nëse afërsia e tij me zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ka ndikuar në punësimin e gruas së tij në ministrinë që drejtohet nga Haxhiu.

“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, ka deklaruar Armendi.

Ai ka thënë se sallonin e tij e vizitojnë politikanë të ndryshëm.

“Sallonin e vizitojnë shumë politikanë jo vetëm të Vetëvendosjes, po edhe nga opozita. P.sh. Lumir Abdixhiku është klient më shumë se 10 vite. Nuk kam çka shtoj më shumë”, ka thënë Armendi.

Në sallonin “Vogue Hair” të Armend Gashit nuk përkujdeset për flokë vetëm ministrja Albulena Haxhiu, por edhe kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të partisë në pushtet.

Për punësimin e Brikena Kelmendit – Gashit në ministrinë e Drejtësinë ka pasur edhe reagime në opinionin publik, përfshirë këtu edhe ish-bashkpartiak të ministres Haxhiu e kryeministrit Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat