“Qeveria Kurti do duhej ta hartonte vet draft statutin e Asociacionit”

Aktuale

“Qeveria Kurti do duhej ta hartonte vet draft statutin e Asociacionit”

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 21:54
Albin Kurti

Analisti, Arton Demhasaj, tha se Qeveria Kurti që nga fillimi është dashur ta hartojë vetë një draft statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Demhasajt, në këtë mënyrë presioni i ndërkombëtarëve do të kalonte te pala serbe.

“Qeveria Kurti është dashur që në fillim ta hartojë vetë një draft statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe atë draft ta prezantojë para faktorit ndërkombëtar. Ky statut është dashur të hartohet duke u bazuar te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që pastaj presionin që Kosova e ka pasur këto ditë, të kalojë te pala tjetër. Tani e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili është i obligueshëm për t’u zbatuar nga krejt institucionet publike që i referohet ai vendim”, theksoi Demhasaj.

Ai tha se kryeministri, Albin Kurti duke e ditur që nuk ka rrugë tjetër, do duhej ta dërgonte në Kuvend për ta shfuqizuar atë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat