​Mehaj takon përfaqësues të NATO-s, flasin për rolin e KFOR-it në Kosovë

Aktuale

​Mehaj takon përfaqësues të NATO-s, flasin për rolin e KFOR-it në Kosovë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 22:43
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e NATO-s, të cilin e cilësoi si të shkëlqyeshëm.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me përfaqësues të NATO-s ka diskutuar për rolin e KFOR-it në Kosovë dhe për progresin e reformës së sektorit të sigurisë.

“Nikoqir i delegacionit të Republikës së Kosovës në selinë e NATO-s ishte Ambasadori i Britanisë së Madhe në NATO, shkelqësia e tij, z. David Quarrey.

Në takim me Ambsadorin Quarrey, diskutuam rreth situatës aktuale gjeopolitike, zhvillmit të Republikës së Kosovës në sektorin e sigurisë, bashkëpunimin e ngushtë që si shtet e ushtri e kemi me Mbretërinë e Bashkuar, dhe drejtimet ku mund të thellojmë bashkëpunimin, e po ashtu diskutuam për raportin që kemi me NATO-n e KFOR-in, si trupa partnere të FSK-së e organe të rëndësishme këshilluese e mbrojtëse të sigurisë. Ndër të tjerash shpreha po ashtu gatishmërinë që si shtet, si Ministri e Mbrojtjes përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës të ofrojmë ndihmë për Ukrainën, duke trajnuar ushtarakë ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme”, ka shkruar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat