E përjashtuan nga puna pasi lajmëroi parregullsi në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Aktuale

E përjashtuan nga puna pasi lajmëroi parregullsi në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 22:50
Korab Sejdiu

Avokati Korab Sejdiu ka treguar që qe tri vite ka filluar ta trajtojë rastin e zyrtarit të prokurimit në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, i cili kishte sinjalizuar drejtorin e këtij e institucioni, duke pretenduar që ishte vënë nën trysninë e tij për të nënshkruar një kontratë ekonomikisht më të pafavorshme për buxhetin e Kosovës.

Bëhet fjalë për Alban Pozhegun. Ai kishte respektuar të gjitha procedurat e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Fillimisht kishte raportuar te zyrtari për këtë çështje në FSSH, por ky i fundit nuk e kishte proceduar lëndën.

“Zanafilla ka qenë te nënshkrimi i një kontrate e cila ka qenë më e shtrenjta e që zyrtari i prokurimit kishte refuzuar ta nënshkruajë sepse nuk ka qenë më e favorshme për institucionin. Pozita e sinjalizuesit ishte pezulluar dhe kjo kontratë ishte nënshkruar”, ka thënë Sejdiu.

Ky sinjalizues është i papunë dhe është duke u ballafaquar me tri padi ndërsa ka fituar edhe një dëmshpërblim pasi që është diagnostikuar me diabet shkaku i presionit dhe ngarkesave që ka përjetuar gjatë asaj periudhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat