Abazi: Marrëveshja kornizë franko-gjermane të nënshkruhet edhe nga ShBA-ja e BE-ja

Aktuale

Abazi: Marrëveshja kornizë franko-gjermane të nënshkruhet edhe nga ShBA-ja e BE-ja

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Haki Abazi

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka thënë se dalja nga situata aktuale me Serbinë është qartë. Sipas tij nënshkrues të një marrëveshjeje me Serbinë duhet të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

“Është çështje e pozicionimit politik në momentin e caktuar, por dalja prej këtu është e qartë, ne duhet të vendosemi në proces dinamik të zgjidhjes së problemit me Serbinë edhe nëse të gjithë jemi të bindur se Serbia në fund do të refuzojë. Ne duhet të lëvizim pa e cenuar integritetin, sovranitetin e vendit, sepse kjo është çështja kryesore që në fund dokumenti i cili parasheh qoftë edhe një Asociacion pa kompetenca ekzekutive në bazë të Kushtetueses, të nënshkruhet nga evropianët dhe amerikanët, jo nga pala kosovare dhe serbe sepse e dimë që Serbia në këto raste i bën bisht çfarëdo marrëveshjeje”, tha Abazi.

Ai tha se Asociacioni si i tillë në bazë të Kushtetutës duhet të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes franko-gjermane, e cila përcakton proces dinamik deri te njohja e Kosovës.

“Dalja është dokumenti që nuk lejon më interpretim dhe nënshkrues e garant duhet të jenë edhe Shtetet e Bashkuara. Mendoj që duhet të jenë nënshkrues të një marrëveshjeje kornizë franko-gjermane ku përcaktohen detajet e kësaj kornize sepse është e drejtë që po bëhet analiza por duhet të ketë një këputje, nuk guxojmë me thanë që 2013 dhe 2015 është baza e marrëveshjes franko-gjermane”, ka shtuar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat