Haziri: Sipas të gjitha gjasave, së shpejti do të ketë një takim Kurti-Vuçiq

Aktuale

Haziri: Sipas të gjitha gjasave, së shpejti do të ketë një takim Kurti-Vuçiq

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:41
Foto nga një prej takimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se së shpejti mund të ketë një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në Edicionin Special, ai ka thënë se deklarata e Kurtit e dhënë me 2 shkurt në Kuvend, ka lënë të nënkuptohet se ai ka bërë një hap përpara drejt dialogut me Serbinë.

“Deklarata e tij në Kuvend ka shkaktuar një rrethanë të re dhe një pranim indirekt me kushtëzime në raport me dialogun sepse këtë radhë thelbi që po kërkohet ka të bëjë me Asociacionin. Ndërsa marrëveshja bazë si e tillë është pranuar në nëntor-dhjetor. Kësaj here ai ishte më i qartë”.

“Gjuha e tij dhe reagimi në seancë karshi adresimit ndaj deputeteve le të nënkuptohet se ai ka bërë një hap para, e cila sipas të gjitha gjasave do të shkaktojë një takim Kurti- Vuçiq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat