LDK: Qeveria nuk i ka ndërtuar banesat e premtuara për çiftet e reja

Aktuale

LDK: Qeveria nuk i ka ndërtuar banesat e premtuara për çiftet e reja

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës  përmes një postimi në Facebook i ka rikujtuar Qeverisë Kurti një premtim ende të pa-mbajtur.

Premtimi I Qeverisë kishte të bëjë me ndërtimin e katër mijë banesave për çiftet e reja. Kjo sipas kryeministrit Albin Kurti do të arrihej të blihej nga qytetarët me vetëm 120 euro kësti mujor.

Por, LDK-ja thotë se ky pushtet as edhe një banesë të vetme nuk e ka ndërtuar.

“Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar. Ky është vetëm një prej premtimeve të thyera. LDK do të punojë që qytetarët të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre”, thuhet në reagimin e LDK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat