Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

Aktuale

Maloku: Plani franko-gjerman nuk do e përmbyllë dialogun me Serbinë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 18:52
Albinot Maloku

Sipas politologut, Albinot Maloku, plani franko-gjerman nuk do ta përmbyllë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje, Maloku vlerësoi se nga ky propozim nuk do ketë njohje të ndërsjellë.

“Ka qenë një fazë e tmerrshme dhe jotransparente sa i përket gjithë procesit. Pra, që nga momenti kur në media ka dalë që ka një plan, e që edhe sot fatkeqësisht nuk është ai drafti përfundimtar që mund ta shohë publiku. Në këtë çështje nuk ka njohje të konkretizuar, synim që ka qenë në vazhdimësi e të gjitha qeverive të vendit. Plani franko-gjerman, nuk e kam parë askund që përmendet njohja si e tillë. Unë nuk e shoh që e përmbyll këtë sagën e gjatë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Maloku.

Maloku më tej tha se plani evropian do të ofrojë vetëm pajtim në proces, e që sipas tij, pas 1 viti do të diskutohet përsëri.

“Plani franko-gjerman ofron një zgjidhje të problemit të caktuar pa përfundim”, shtoi Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat