​Kurti takoi Asociacionin e Gazetarëve të Huaj, i njoftoi për rezultatet e qeverisjes

Aktuale

​Kurti takoi Asociacionin e Gazetarëve të Huaj, i njoftoi për rezultatet e qeverisjes

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:17
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim gazetarë dhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Litenshtajn (APES).

Në njoftim thuhet se Kurti i ka njoftuar ata për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit. Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut.

“Ai i uroi mirëseardhje në Kosovë dhe i falënderoi për vizitën që po i bëjnë vendit tonë me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. I njoftoi për rezultatet e qeverisjes, politikat sociale, reformat e ndërmarra dhe progresin ekonomik e demokratik në dy vitet e fundit.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti po ashtu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi zhvillimet në vend dhe rajon, raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat