Durmishi tregon pse u shkëput kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Aktuale

Durmishi tregon pse u shkëput kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:26
Hysen Durmishi

Sot është shkëputur kontrata me kontraktorin „Pevlaku & Patishta“, i cili ishte angazhuar në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë”.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka treguar arsyen pse është shkëputur kjo kontratë.

Sipas tij, shkëputja është bërë bazuar në raportin e Auditorit, pasi që kontraktori nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara.

“Shkëputja e kontratës është bërë bazuar në raportin e Auditorit, me ç’rast punëdhënësi, përkitazi autoriteti kontraktues (MMPHI) dhe financuesit – bankat ndërkombëtare (SFD dhe OFID) pas shumë tentativave dhe takimeve me Kontraktorin për të gjetur zgjidhje dhe të tejkalojnë sfidat me të cilat përballeshin, Kontraktori “Pevlaku & Patishta”, nuk ka përmbushur obligimet/angazhimet e tij të përcaktuara në Minutat e Takimit, klauzola që kishin rënë dakord dhe nënshkruar më 23 Nëntor 2021, nenet e “Aneks Marrëveshjes së Kontratës” me numër MI. 10598, të nënshkruar më 23 dhjetor 2021, si dhe legalizimin e nën-kontraktorit ilegal të angazhuar që nuk lejohet sipas kontratave ndërkombëtare që janë të bazuara në FIDIC”, shkroi Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat