Çitaku, Bislimit: A do me i ndërru fjalët për asociacionin, a po të zë gjumi?

Aktuale

Çitaku, Bislimit: A do me i ndërru fjalët për asociacionin, a po të zë gjumi?

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 19:36
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sot u ‘konfrontua’ me gazetarët duke iu drejtuar atyre se “Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe po iu intereson më shumë se festimi i përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.

Për këtë, Çitaku thotë se pushtetarët janë bërë për keqardhje, teksa përmendu se zyrtarë të LVV-së vazhdimisht i kanë mohuar institucionet e Kosovës.

Ajo shprehet se një deklaratë e Bislimit është “përpjekje e dëshpëruar për t’i ikur përgjegjësisë lidhur me ujdinë për Asociacionin”.

“Në një përpjekje të dëshpëruar për t’i ikur përgjegjes lidhur me marrëveshjen për asociacionin, ZvKM Bislimi paska thënë “Asociacioni po ju intereson më shumë se festimi i Pavarësisë.” Sinqetisht, për keqardhje jeni bërë. Pavarësinë e Kosovës ju e keni mohuar dhe përbuzur me vite, duke u tallur edhe me simbolet shtetërore”, shkroi ajo në Facebook.

“Ne pavarësinë e kemi festuar gjithmonë. Lojalitetin ndaj Republikës nuk na e dikton pozita e përkohshme politike. Ndërkohë, tregoni a doni me i ndërru fjalët për Asociacionin njejtë sic i keni ndërruar fjalët për çdo gjë deri më tani? A po të nxen gjumi?”, përfundoi ish-ambasadorja kosovare në ShBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat