Ekipi i T7 kërcënohet me armë dhe ndiqet me veturë në veri, këto janë pamjet

Aktuale

Ekipi i T7 kërcënohet me armë dhe ndiqet me veturë në veri, këto janë pamjet

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 20:15
Ekipi i T7 kërcënohet me armë dhe ndiqet me veturë në veri, këto janë pamjet

Tre persona të armatosur kanë ndjekur nga LeposaviçI ekipin e gazetarëve të televizionit T7, të cilët sot kishin shkuar të raportojnë për kontrabandën në veri.

Gazetari Unitet Berisha edhe kameramani Perparim Gashi kanë shkuar sot në Leposaviç per te raportuar për një kontrabande të cilën e ndaloi Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë, mirëpo gjatë rrugës për në këtë fshat një veturë me 3 persona të armatosur brenda është vënë në ndjekje të ekipit të televizionit.

Ndjekja siç shihet në pamje, ka vazhduar për 20 kilometra nga fshati Jashanicë deri te Ura e Bistricës.

Gjatë gjithë kësaj kohe nga vetura me targat GM-074-NO, personat brenda ia kanë drejtuar armën ekipit të T7 duke kërkuar nga ekipi që të ndalin veturën.

Ndjeka e tyre ka përfunduar vetëm në momentin kur janë afruar pikës në të cilën qëndron Njësia Speciale e Kosovës.

Ekipi i T7 ka dhënë dëshmi në stacionin policor në Zveçan.

Ndërkohë, hetimet për këtë rast do të i kalojnë stacionit policor në Leposaviç.

Kjo nuk është e parë që ekipet e televizionit T7 dhe televizioneve tjera janë ndaluar të kryejnë punën e tyre në veri të Kosovës.

Pamjet mund ti ndiqni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat