Vjosa Osmani: Plani franko-gjerman për Kosovën është i pranueshëm, nuk e di për Serbinë

Aktuale

Vjosa Osmani: Plani franko-gjerman për Kosovën është i pranueshëm, nuk e di për Serbinë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 20:45
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për të çështja e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është e mbyllur dhe se avokon që malazezët të njihen si pakicë në Kushtetutën e Kosovës, por kjo varet nga procedurat e ndërlikuara kushtetuese.

Në një intervistë për televizionin malazez “Vijesti”, Osmani po ashtu tha se për të është i pranueshëm plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si platformë e mirë për vazhdimin e negociatave dhe se tani mbetet të shihet nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta pranojë.

“Është e pranueshme si një platformë e mirë për të ecur përpara në procesin e dialogut sepse ka disa çështje që ende duhet të sqarohen dhe që kanë të bëjnë me planin e zbatimit të atij propozimi që do të duhet të negociohet në Bruksel”, tha shefja e shtetit.

“Sigurisht që ka edhe shumë pikëpyetje dhe marrëveshje me garanci ndërkombëtare që u duhen të dyve, kur bëhet fjalë për qëndrimet e tij ndërkombëtare. Për shembull, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, kështu që ne ende duhet t’i shqyrtojmë ato çështje, por në parim, është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme në Bruksel”.

Osmani, e cila sot vizitoi Tuzin dhe Ulqinin, tha se marrëdhëniet me Malin e Zi janë të mira, por se bashkëpunimi ekonomik duhet të përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat