Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

Aktuale

Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 20:57
Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar se pse VV i referohej Asociacionit të komunave serbe si “Zajednicë”. Ai po ashtu ka thënë se Kosova nuk guxon të ulet e të bisedojë përsëri me Serbinë për parimet e Asociacionit, pasi rrezikon të humbë shumë.

Në një intervistë për televizionin publik, Mustafa ka shtuar se tani drafti për statutin e Asociacionit duhet të shkojë në Kushtetuese e më pas në Qeveri.

“Në asnjë rast nuk mendoja e tani duhet të ulet Kosova dhe Serbia e të flasin për parimet për Asociacionin. Sepse nëse ulemi edhe një herë, mendoj se do të dalim shumë keq. Tash se si do ta bëjë qeveria çështjen e Asociacionit, është punë e saj. Mirëpo është punë e jona, ka mbet që Grupi menaxhues i Kosovës të mbledhet e të bëjë një draft të Asociacionit i cili do të shkojë në qeveri dhe në gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Mustafa po ashtu ka thënë se ekziston një mundësi që Qeveria ta anulojë marrëveshjen e Asociacionit, duke e sjellë atë në Kuvend që ta anulojë.

“Unë nuk jam kryeministër që nënshkruan diçka e më pastaj të dal e të them se nuk mund ta zbatojë. E kanë përdorur. E kanë bërë metaforë Zajednicën, pasi e dinë se kur flet serbisht apo në gjuhën serbe, krijon një aversion tek qytetarët dhe ata shkojnë me atë që e kundërshton. Mirëpo tash janë në pozitë. E kanë mundësinë. Ashtu sic është ratifikuar, ashtu edhe anulohet. Le ta sjellë në Kuvend e ta anulojë me 2 të tretat e votave. Por ai po thotë nuk e anuloj në Kuvend dhe nuk e zbatoj”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat