Maloku: Kushtet për pranimin e Asociacionit janë mendime të Kurtit

Aktuale

Maloku: Kushtet për pranimin e Asociacionit janë mendime të Kurtit

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 21:20
Albin Kurti

Politologu, Albinot Maloku vlerësoi se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket gjashtë kushteve për themelimin e Asociacionit.

Se a do jenë të dobishme këto kushte në çështjen e Asociacionit, Maloku tha se nuk e beson një gjë të tillë.

“Gjashtë kushtet për pranimin e Asociacionit janë konkretisht mendime të kryeministrit Kurti. Unë po shpresoj që ka një koordinim për veprime, mirëpo në momente të caktuara ka treguar që nuk ka pasur koordinim dhe kjo ka qenë jashtëzakonisht jo e shëndetshme. Sidomos në rastin e targave. Nga këto pika ka gjëra që janë të shëndetshme, mirëpo a janë të arritshme dhe të mundshme, përgjigja është jo. Mirëpo, jetësimi i tyre brenda çështjes së Asociacionit, nuk e besoj aspak. Në momentin kur realizohet, fatkeqësisht e tërë kauza e Kurtit në kundërshtinë e Asociacionit, bien në ujë. Mirëpo, këtë mbetet ta vlerësojnë qytetarët, për atë që ka thënë dhe atë çfarë po bën kryeministri Kurti”, u shpreh Maloku.

I pyetur se në këtë situatë si është trysnia e ndërkombëtarëve, Maloku theksoi se mënyra e veprimit të faktorit ndërkombëtar, tregon se kanë presion më të madh ndaj Kosovës sesa ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat