Haradinaj: Me marrëveshjen evropiane për normalizim, ne divorcohemi nga Serbia

Aktuale

Haradinaj: Me marrëveshjen evropiane për normalizim, ne divorcohemi nga Serbia

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 21:42
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e do marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, për dy qëllime, që sipas tij, padyshim përfiton Kosova.

Haradinaj u shpreh në Rubikon se me çështjen e asociacionit, njëjtë ndodheshin edhe vite më parë me marrëveshjen e demarkacionit, siç specifikon ai, ujdi e trashëguar, nënshkruar nga dikush tjetër.

”Asociacioni edhe sot nuk m’pëlqen. Edhe Kurti s’ka faje për asociacionin, që e ka trashëgu Kosova. Na ka ra në shpinë, barrë, si demarkacionin dikur, që dikush e ka nënshkru, e të ka mbetë në derë”.

”E njëjta situatë është sot. Mirëpo me menaxhimin që po e bënë Kurti, me rebelizma me veprime të njëanshme në veri, ka arrit të sjell pasoja juridiksionit të Kosovës”.

”Nëse më pyesni ju mua: Pse Haradinaj ke qejf me ndodhë marrëveshja?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat