Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e do marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, për dy qëllime, që sipas tij, padyshim përfiton Kosova.
Haradinaj u shpreh në Rubikon se me çështjen e asociacionit, njëjtë ndodheshin edhe vite më parë me marrëveshjen e demarkacionit, siç specifikon ai, ujdi e trashëguar, nënshkruar nga dikush tjetër.
”Asociacioni edhe sot nuk m’pëlqen. Edhe Kurti s’ka faje për asociacionin, që e ka trashëgu Kosova. Na ka ra në shpinë, barrë, si demarkacionin dikur, që dikush e ka nënshkru, e të ka mbetë në derë”.
”E njëjta situatë është sot. Mirëpo me menaxhimin që po e bënë Kurti, me rebelizma me veprime të njëanshme në veri, ka arrit të sjell pasoja juridiksionit të Kosovës”.
”Nëse më pyesni ju mua: Pse Haradinaj ke qejf me ndodhë marrëveshja?”