Mbështetje e fortë nga Britania e Madhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

Mbështetje e fortë nga Britania e Madhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 21:53
John Howell

Britania e Madhe po tregon edhe njëherë mbështetjen e pa rezerve që ka për shtetin më të ri në Evropë.

Madje Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, John Howell, thotë se ka ardhur koha që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Ai thotë se ne këtë rrugëtim, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe.

“Ne e përkrahim fuqishëm Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Kur unë e ngrita këtë çështje në Këshillin e Evropës, gjeta mbështetje edhe nga shtetet e tjera. Unë e shoh që Kosova është tashmë e gatshme të bëhet anëtare. Ne si delegacion i kemi ofruar mbështetje Kosovës në përgatitjen e dokumenteve që kërkohen nga Këshilli i Evropës. Pra dua të them se në këtë rrugëtim Britania e Madhe i qëndron mbrapa Kosovës”, deklaroi Howell.

Politikani konservator tregon së është një shtet që po kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka kritikuar ashpër shtetin e Serbisë, për shkak se nuk po i respekton marrëveshjet e vitit 2013-të.

“Shteti që më së forti e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është Serbia. Përfaqësuesit serb debatuan kundër idesë që Kosova ta ketë një ulëse. Përveç serbëve ishin edhe disa zëra të tjerë që u shprehën kundër Kosovës, por nuk janë shumicë. Në vitin 2013, Serbia ishte zotuar se nuk do të kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare dhe duke qartë se nuk e kanë mbajtur premtimin. Nuk është aspak korrekte që ata të përcaktojnë fatin e një shteti të ri”, tha Howell,

Kosova zyrtarisht ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në maj të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat