Kamberi tregon se çka i ka thënë Escobar gjatë vizitës në Washington

Aktuale

Kamberi tregon se çka i ka thënë Escobar gjatë vizitës në Washington

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:04
Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, tha se gjatë vizitës në Washington, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ndërmjetësojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo se a do të ndodhë një gjë e tillë, Kamberi tha se mbetet për t’u parë.

“Ajo që e ka thënë Escobar në Washington ku ishim si një delegacion, tha se Shtetet e Bashkuara do jenë ata që do ndërmjetësojnë mes Kosovës dhe Serbisë, tani do të presim se a do bëhet kjo realitet. Ata do të ndërmjetësojnë për të drejtat e shqiptarëve”, deklaroi Kamberi.

Njëherit, Kamberi vlerësoi se në Prishtinë tani ka mjaft lëvizje pozitive të cilat Qeveria Kurti po i bën në drejtim të Luginës së Preshevës.

“Po ashtu qeveritë tjera kanë pasur iniciativa të caktuara. Kanë pasur iniciativa, por asnjëherë nuk e kanë pasur një program të qartë se çka mund të bëjë Kosova me Luginën e Preshevës”, shtoi tutje Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat