Ehat Miftaraj për "shpërblimin" e frizerit të Kurtit e Haxhiut: Kjo s’mund ta kalohet kaq lehtë

Aktuale

Ehat Miftaraj për "shpërblimin" e frizerit të Kurtit e Haxhiut: Kjo s’mund ta kalohet kaq lehtë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 22:54
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me raporitmet për punësimin e bashkëshortes së frizerit të ministres Albulena Haxhiu, në institutin që kjo drejton.

Miftaraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo nuk mund ta kalohet kaq lehtë nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Dretjësisë.

“Aq më tepër kur caktohet në një pozitë në një zyre ku shpenzohen me miliona Euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë! Edhe përkundër faktit se emërimi i secilit në këtë pozitë eshte diskrecion i vet Ministres.” – ka thënë ai.

Në fund, Miftaraj ka shkruar: “Keq, shumë keq”.

Postimi i plotë:

Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Drejtësisë nuk mundet kaq lehtë me kalu punësimin e gruas së dikujna ku flitet se Kryeministri dhe Ministrja e Drejtësisë e shfrytëzojnë për pamjen e tyre.

Aq më tepër kur caktohet në një pozitë në një zyre ku shpenzohen me miliona Euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë! Edhe përkundër faktit se emërimi i secilit në këtë pozitë eshte diskrecion i vet Ministres.

Transparenca, llogaridhënia, integriteti, meritokracia nuk duhet të kërkohet vetëm sa je në opozitê, kjo duhet të dëshmohet sa je në pushtet dhe menaxhon me paranë publike.

Keq, shumë keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat