Hamadas apo Jean Marc Todeschini, kush është njeriu që po mashtron qytetarët?

Aktuale

Hamadas apo Jean Marc Todeschini, kush është njeriu që po mashtron qytetarët?

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Por kush është në të vërtetë Hamadas, i cili prezantohet si drejtor i “Bankës Popullore”?

Në një kërkim të thjeshtë në internet përmes gjurmimit të fotografisë së tij që gjendet në Whats up, Hamadas del të mos jetë ai.

Emri i tij i vërtetë është Jean Marc Todeschini.

Marc Todeschini është shtetas francez dhe një figurë e rëndësishme atje madje thuhet se ai ishte edhe senator në shtetin francez.

Karriera e tij ishte zhvilluar mes politikës dhe ushtrisë, në të dhënat e gjetura në internet thuhet se Marc Todeschini, në periudhën 2014-2017, ishte Sekretar i Shtetit pranë Ministrit të Mbrojtjes në Francë, e për një kohë qe edhe anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, e po ashtu kishte mbajtur poste komunale.

Kiks Kosova ka provuar të vë kontakt me ish-sekretarin e mbrojtjes franceze, Jean Marc Todeschini, të cilit Hamadas po ia keqpërdor fotografitë. Përmes postës elektronike, ai është pyetur për atë nëse ishte në dijeni se po keqpërdoret identiteti i tij, por deri me tani nuk kemi marrë përgjigje.

Kiksi ka provuar që zyrtarisht duke u prezantuar si gazetar të flasë me Hamadas, por të marrë më shumë përgjigje për të dhe kreditë e lëshuara nga ai.

Bazuar në përgjigjet e tij, vërehet se përkthimi behët përmes aplikacioneve të përkthimit, për shkak se fjalitë nuk shkruhen në trajtën e duhur të gjuhën shqipe, një defekt i zakonshëm në këto aplikacione.

Kur Kiksi i dërgon informacionet e detajuara për rastin e mashtrimit, Hamadas insiston se kredia ishte lëshuar, por ajo u bllokua nga shoqëria e sigurimeve, por të cilën nuk e zbulon.

Sidoqoftë, Kiks Kosova i është drejtuar edhe Bankës Qendrore të Kosovës, institucion ky i vetëm që bën licencimin e bankave dhe institucioneve mikrofinanciare, të cilat mund të lëshojnë edhe kredi.

Përmes postës elektronike, BQK-ja ka bërë të ditur se në këtë institucion nuk ka asnjë bankë të licencuar që quhet “Banka Popullore”.

“Ju njoftoj se në Departamentin e Licencimit dhe Standardizimit të BQK-së nuk ka të regjistruar një subjekt të tillë. Për subjektet që kryejnë aktivitete jashtëligjshëm, janë institucionet tjera që merren me ndalimin e tyre”

E heshtur në këtë rast ka qëndruar edhe Shoqata e Bankave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat