Rexhaj: Abdixhiku ka filluar të marrë frymë si Albin Kurti, është bërë imitues i verbër i tij

Aktuale

Rexhaj: Abdixhiku ka filluar të marrë frymë si Albin Kurti, është bërë imitues i verbër i tij

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 23:19
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vazhdimisht tenton ta imitojë kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se Abdixhiku “është bërë imitues i verbër i Kurtit”.

“Ajo çka vërej te zotëri Abdixhiku, se ka filluar të marrë frymë si Albin Kurti, është bërë imitues i verbër i tij. Kosova nuk ka nevojë për opozitë, e cila së paku ka filluar edhe diskursin dhe mimikën ta ketë si Albin Kurti”, ka thënë ai.

Atij iu bashkua kolegu i tij partiak, Mefail Bajqinovci, i cili tha se “Abdixhiku është kopje e dobët e Kurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat