Konjufca: Pa kryeministër nuk bëhet Asociacioni – e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur

Aktuale

Konjufca: Pa kryeministër nuk bëhet Asociacioni – e lë karrigen dhe dal në rrugë për ta ndalur

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 00:13
Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka komentuar një deklaratë të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili kishte thënë se me kryeministrin Albin Kurti, a pa të, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të krijohet.

Konjufca ka paralajmëruar edhe protesta, duke shprehur gatishmërinë e tij që ta lë karrigen e kryekuvendarit për ta ndalur Asociacionin.

Mirëpo, Konjufca tha se këtë çështje e sheh ndryshe nga Escobari.

Ai ka thënë se nuk është theksi te Kurti, por se sipas tij, pa kryeministrin e Kosovës, Asociacioni nuk mund të bëhet.

“Nuk e kisha shtru çështjen si z. Escobar. Nuk është çështja me Kurtin a pa Kurtin, por pa kryeministrin e Kosovës Asociacioni nuk bëhet. Mirë pra, vjen një kryeministër tjetër, por pa kryeministrin e Kosovës nuk bëhet”, ka thënë Konjufca.

“Nëse kryeministri dhe presidenti i Kosovës nuk e pranojnë një asociacion mono-etnik, ai kurrë nuk ka me u bë. Nëse një kryeministër e ndryshon qëndrimin, unë mendoj që prapë është vështirë me u bë, sepse dikush gjithmonë e organizon popullin për me ndalë”, ka shtuar ai.

Madje, Konjufca ka thënë se është i gatshëm ta lë karrigen dhe të dalë në rrugë për ta ndalur krijimin e Asociacionit mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive.

“Unë nëse nuk jam në këtë karrige, jam në rrugë për me ndalë këtë punë”, ka thënë ai

“Unë po të kallxoj, që për me mbrojtë interesin e Kosovës, të shtetit tonë, qysh unë e kuptoj, e kam mëndu që, Serbia masi e ka humbur Kosovën me tankse, me ushtri e polici, veç një qëllim e ka: me na lënë një shtet jofunksionale me autonomi territoriale që e kontrollon Kosovën”, ka deklaruar Konjufca.

“Nëse presidentja e kryeministri nuk e nënshkruajnë Asociacionin, nuk ka fuqi që e krijon”, tha ai.

“Jo fuqi kështu forcë. Por asnjë fuqi demokratike e politike”, shtoi Konjufca.

Ai shtoi se Asociacioni është i panjohur për këdo në Kosovë. Po ashtu, Konjufca tha se nëse Kosova do të përballet me sanksione nëse nuk e implementon Asociacionin, ato nuk do të mateshin me Asociacionin.

“Asociacioni nuk mund të bëhet para njohjes. Qeky Asco që nuk e dimë çfarë është, sepse askush nuk pe din. Meqns nuk pe dimë po ja lëmë emrin X. Qaj X-i është pas njohjes. E kam problem karakterin etnik të tij”, tha ai.

“Nuk ka sanksione më të dëmshme se Asociacioni”, përfundoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat