Pacolli: Plani franko-gjerman nuk përfshin njohjen reciproke

Aktuale

Pacolli: Plani franko-gjerman nuk përfshin njohjen reciproke

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 00:41
Behgjet Pacolli

Propozimi i fundit franko-gjerman është një lëvizje drejt zgjidhjes së problemit mes Kosovës e Serbisë, sipas kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Por sipas tij, ky plan nuk e përfshin njohjen reciproke.

“Ne tani flasim për një dokumente franko-gjerman i cili nuk e përfshin njohjen… Unë e kam thënë në dy-tri intervista edhe para pavarësisë, edhe pas pavarësisë, që Kosova jo kushtimisht duhet të varet prej njohjes nga Serbia. Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në mbarëvajtjen e saj, në ecjen përpara të saj”, deklaroi ai.

Ish-presidenti Pacolli tha se beson që kryeministri Albin Kurti do ta mbajë fjalën dhe do ta pranojë këtë propozim të BE-së.

“Nëse Kurti ka thënë se do ta pranojmë propozimin të thurur ose të krijuar nga Franca dhe Gjermania, që tani po quhet edhe dokumenti franko-gjerman, është një gjë e mirë. Unë besoj që Kurti do ta mbajë fjalën. Nuk do të ikë prej fjalëve të tyre. Dhe nëse Kurti ka thënë se është një gjë që do ta akseptojmë, unë besoj se ai edhe do ta akseptojë këtë. Është mirë për Kosovën që të ketë një zgjidhje. Dhe sa më shpejt të ketë një zgjidhje aq më mirë”, potencoi ai.

Sipas tij, sikur Qeveria në Beograd, edhe ajo në Prishtinë, janë qeveri populiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat