Pacolli thotë se Asociacioni do të nënshkruhet nga Kurti

Aktuale

Pacolli thotë se Asociacioni do të nënshkruhet nga Kurti

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 00:47
Behgjet Pacolli

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli deklaroi se Asociacioni do të nënshkruhet pikërisht nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Tutje, Pacolli tha se Gjykata Kushtetuese veçse ka deklaruar se në cilat pika duhet të ketë kujdes, derisa shtoi se pas nënshkrimit të Asociacionit, nuk do ketë mundësi ta ndryshojë askush atë.

“Isa Mustafa, si kryeministër atë kohë ka bërë punë të mirë që komplet problematikën e Asociacionit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është deklaruar se ku duhet të ketë kujdes. Unë besoj që një dokument i riedituar për Asociacionin, do të nënshkruhet nga kryeministri, Albin Kurti. Pra, do të nënshkruhet. Prandaj, Asociacioni si i tillë duhet të nënshkruhet dhe nuk besoj që dikush do të ketë mundësi të një pikë apo presje në tekstin e riedituar”, deklaroi Pacolli.

Madje sipas Pacollit, Bashkësia Ndërkombëtare duhet të japë garancion që me këtë Asociacion nuk do të preket rendi shoqëror dhe sovraniteti i Kosovës.

“Por, sa do të arrijë kryeministri Kurti ta kushtëzojë këtë, nuk e di. Megjithatë, këto tjerat monoetnike, joetnike, njëetnike, janë fjalë të kota”, theksoi tutje Pacolli.

Po ashtu, Pacolli theksoi se ka njohuri që më herët ka pasur një marrëveshje për të pasur një heshtje rreth çështjes së Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat