Përplasje e “ashpër” Murati- Abdixhiku për koeficientin në Ligjin për paga

Aktuale

Përplasje e “ashpër” Murati- Abdixhiku për koeficientin në Ligjin për paga

Nga: Bota sot Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 07:07 Përditësuar në ora: 13:21 më 09.02.2023
Kuvendi i Kosovës

Edhe Krasniqi kërkon seancë të jashtëzakonshme për propozimin e BE-së

Dy krerët opozitarë, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura për propozimin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Në seancën e Kuvendit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kurti po dëshiron të fshihet prapa opozitës, derisa e pyeti atë se a e kanë frikësuar Lajçak apo Escobar që nuk po raporton para të zgjedhurve të popullit për këtë propozim.

Krasniqi: Pse po fshihesh, të kanë frikësuar Lajçak dhe Escobar

Me fjalimin tuaj keni konfirmuar atë që thashë në fillim, që në stilin tuaj fshiheni pas parimeve e silleni e veproni sipas rrethanave. Sot u befasova se sa mirë e sa ëmbël keni filluar me arsyetu propozimin evropian apo planin evropian, sepse askush nuk dini ta thoni saktë as termin e këtij dokumenti. Fillove t’i vendosësh mjaltë këtij ilaçi të hidhur. Për mua është transformim i madh. Pse nuk po ia sjellë Kuvendit këtë dokument, pse nuk po sjell krejt dokumentin në Kuvend, qoftë me dyer të hapura apo të mbyllura, por vërtet të kesh një iniciativë. Pse po fshihesh prapë pas opozitës, pse po frikësohesh, apo të ka frikësuar Escobari e Lajçaku, ata nuk janë më të rëndësishëm se qytetarët e tua që të kanë dhënë votën”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Kurti, ka pranuar që nga një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme të pranojë një marrëveshje që nuk është finale por është bazë, duke shtuar se ky është devijim i madh i dialogut.

Abdixhiku: Ju ftoj të gjithëve që t’i japim nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme

“Ti nuk po tregon se çka po bëhet por e ke pranuar një dokument. Je i paqartë për rrugën që duhet ndjekur përpara, por e ke pranuar dokumentin në pranim. Si mund të pranosh marrëveshje që nuk është finale dhe nuk e ka njohjen në të. Meqë ke devijuar nga ky proces ne duhet të thërrasim seancë të jashtëzakonshme. Dhe po e thërrasim këtë seancë ju ftoj të gjithëve që t’i japim nënshkrimet, meqenëse kryeministri po heziton të thirrë këtë seancë”, ka thënë ai.

Kurti: Propozimi evropian është në favorin tonë, nuk e ka Asociacionin as parakusht, as në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar se plani i Bashkimit Evropian për dialogun nuk e ka njohjen reciproke, pasi ai nuk është marrëveshje përfundimtare, por vetëm kornizë për marrëveshje bazike. Kurti theksoi se ky propozim është në favor të Kosovës, pasi nuk e ka Asociacionin as parakusht, as në qendër të saj.

Në seancën e sotme të Kuvendit, kreu qeveritar, tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, e cila përfshinë edhe njohjen reciproke kërkon një proces të gjatë negociator.

Kurti: Propozimi i BE-së për dialogun është vetëm marrëveshje bazë, jo përfundimtare

“Është e vërtet që ka paragrafë dhe fjali të tëra që merren nga modeli i dy gjermanive. Është sërish veçse një marrëveshje bazë, jo marrëveshje finale ligjërisht obligueshme çfarë na nevojitet neve. Por në anën tjetër duhet të kuptojmë një gjë se nuk ka pasur mundësi që të vjen nga Brukseli, Berlini, Parisi dhe të na sjellin marrëveshjen finale. Kjo nuk është e mundshme, pasi do shumë proces të thellë negociator, të thellë dhe gjatë. Andaj emisarët evropian nuk na kanë sjell një dokument në stilin merre ose lërë, andaj s’kanë mundur të sjellin propozimin për marrëveshje finale, por kanë sjellur propozimin për marrëveshje bazë ose le të themi për një kornizë...Marrëveshje finale pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë, kjo nuk është finale”, tha ai.

Ai dha detaje edhe për preambulën e planit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti: Në preambulë ka referencë për pakicat kombëtare

“Në kuadër të preambulës, i ka pesë fjali, është edhe trashëgimia e së kaluarës. Duhet kuptuar nuk janë as vetëm dy faqe taman. Është tekst i përgjithshëm e i shkurtër. Kur thuhet në anglisht, ‘legacy of paste’, trashëgimia e së kaluarës, do shumë punë e definim të asaj për të adresuar. Ne në këtë kuptim jemi fillim të fillimit. Në preambulë ka referencë për pakicat kombëtare, por çfarë do të bëhet me këtë togfjalësh varet nga zhvillimet politike e procesi i mëtutjeshëm negociator. Ajo çfarë kam thënë nga shtatori, ky propozim paraqet bazë të mirë për diskutim të mëtutjeshëm, e platformë solide për të ecur para. Se kam refuzuar propozimin, por kam thënë se diskutime e mëtutjeshëm mbi këtë bazë do të mund të bëjmë”, tha ai.

Teksa shtoi se po bëhet betejë e ashpër diplomatike nga Serbia që asociacioni të jenë në qendër të marrëveshjes ose si parakusht i saj.

Kurti: Propozimi evropian është në favorin tonë, nuk e ka Asociacionin as parakusht, as në qendër

“Nuk mund të përzgjedhësh një nga 33 e ta vendosësh njërën para tjetrës. Po zhvillohet një betejë e madhe politike e diplomatike. Beteja tjetër në kuadër të propozimit të BE-së, ai neni i dhjetë, që i referohet marrëveshjeve të mëhershme, me një lloj s’forcimi e insistimi të nxirret gati preambulë. E papranueshme është për ne. Te propozimi evropian, franko-gjerman, është e fundit në nenin 10. Beogradi po bën betejën ndoshta më të madhe që nenin 10, fjalinë e fundit të tij ta nxjerrë preambulë. Që Asociacioni i komunave me shumicë serbe i nënshkruar para 10 vjetëve, të jetë parakusht ose në qendër. Për ne nuk është i pranueshëm as si parakusht as qendër. Për këtë propozimi evropian është shumë në favor tonë, pasi nuk e ka as parakusht as në qendër”, tha Kurti.

Kryeministri iu tha opozitarëve se është i hapur për të diskutuar edhe më shumë gjëra për planin e BE-së për dialogun, porse nuk mund të bëjë në seancë të zakonshme.

Ai tha mund të takojë liderët e partive në çdo moment, apo të organizohet një seancë me dyer të mbyllura.

Kurti: Procesi i dialogut duhet të jetë transparent, por edhe konfidencialiteti i bisedimeve të jetë aty

“Besoni mezi nuk presin të na akuzojnë se ne i nxorëm hollësitë. Procesi i dialogut duhet të jetë transparent por edhe konfidencialiteti i bisedimeve të jetë aty”, tha Kurti.

Krasniqi - Kurtit: Kur do ta shkarkoni Berishajn?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë guximi dhe transaprence në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kreu i ekzekutivit nuk ka nevojë t’i fsheh aranzhimet që po i bënë për Asociacionin.

Lideri i PDK-së po ashtu u shpreh se Kurti duhet të dialogojë, të arrijë marrëveshjen që respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror dhe kushtetues të Kosovës.

Krasniqi: Kryeministri në raport me temën e dialogut nuk ka nevojë as të fshihet, as të mashtrojë

“Të jesh konsistent në qëndrime është një parim fisnik në politikë të jesh pragamtik në politikë do të thotë të veprosh duke i ruajtur parimet edhe nëse duhet adaptuar qëndrimet për shkak të ndryshimit faktik të rrethanave dhe të dyja këto qasje janë krejtësisht legjitime kur i përgjigjen kërkesave të kohës dhe rëndom kanë arsyeshmërinë varësisht nga konteksti. E vetmja gjë që nuk është as fisnike e as pragmatike është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon kur e mashtron vetveten se do t’i arrish qëllimet me sukses duke i fshehur pas parimeve derisa vepron sipas rrethanave. Fatkeqësisht kjo është rruga që është duke ndjekur Albin Kurti në mënyrën se si i është qasur qeverisjes në përgjithësi ndërsa në veçanti zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Prandaj, dua t’ia bëjë të qartë kryeministrit në raport me temën e dialogut nuk ka nevojë as të fshihet , as të mashtrojë, as të luajë rolin e shpëtimtarit e tradhtarin. Për PDK-në mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete ligjore dhe kushtetuese që e ka si kryeministër. Të dialogojë, të arrijë marrëveshjen që respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror dhe kushtetues të Kosovës dhe, krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente sepse proceset qeverisëse janë çështje edhe teknike por edhe politike, por rezultatet e tyre bëhen realitete shoqërore dhe shtetërore”, tha ai.

Krasniqi u shpreh se kryeministri nuk ka nevojë me i fsheh para deputetëve dhe qytetarëve aranzhimet që po i negocion në lidhje me Asociacionin.

Sipas tij dialogu si proces por edhe aranzhimet që dalin prej këtij tij nuk janë çështje private mes Kurtit dhe Vuçiqit por janë çështje shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi: Nuk ka nevojë me i fsheh para deputetëve dhe qytetarëve negociatat në lidhje me Asociacionin

“Nuk ka nevojë me fsheh prej Kuvendit dhe deputetëve asnjë prej pozicioneve në të cilat qëndron sot kryeministri në raport me planin franko-gjerman apo evropian. Nuk ka nevojë të na njoftojë se e ka pranuar këtë plan nga një restorant me biftek përpara, por këtu në Kuvend ku janë përfaqësuesit e popullit. Nuk ka nevojë me i fsheh para deputetëve dhe qytetarëve aranzhimet që po i negocion në lidhje me Asociacionin, nuk ka nevojë me iu prezentu deputetëve të Kuvendit kushte për marrëveshje sepse deputetët nuk janë ata që dueht të binden për kushtet që shkojnë në favor të Kosovës. Ne si PDK për dialog kryeministër as nuk të kemi penguar as nuk të kemi linçuar e as nuk të kemi hedhur gaz lotsjellës e koktej molotovi, përkundrazi të kemi mbështetur sepse përballë Serbisë dhe prentendimeve të saj jemi bashkë. Krejt çka duhet të bësh është të arrish qëndrimet dhe qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve nga ai proces përmes marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse që përmban njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve dhe nuk ka nevojë, nuk është as demokratike, fisnike e parimore që krejt këto zhvillime t’i bësh duke u fshehur e në mënyrë jo transparente... Dialogu si proces dhe aranzhmanet që dalin prej tij nuk janë çështje private mes teje dhe Vuçiqit por janë çështje shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ai.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dalë sot para qytetarëve të Kosovës dhe të tregojë se kur do ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Krasniqi - Kurtit: Kur do ta shkarkoni Martin Berishajn

“Pse nuk e shkarkon Martin Berishajn, si është e mundur që një person që është në mes të skandalit më të madh rajonal që është mik i yti personal i cili sot është temë në medie evropiane për çështje mafioze në lidhje me mafinë e Serbisë i cili ka përfituar miliona euro nga kjo mafi energjetike, para të cilat thuhet se kanë financuar fushatat tuaja politike dhe zgjedhore të vazhdojë të qëndrojë si ambasador, të përfaqësojë Kosovën derisa si kryeministër ende nuk ke pasur guxim që ta japësh asnjë koment për këtë çështje. Përgjegjësia jote kryeministër është me ndërmarr veprime, prandaj larg temave të mëdha që po fshehni tema të tjera unë sot kërkoj nga ti kryeministër që të dalësh në këtë foltore dhe të përgjigjesh se kur do ta shkarkosh Martin Berishajn dhe kur do të dalë ky njeri para drejtësisë në Kosovë. Dil e tregona se edhe sa kohë Martin Berishaj do ta turpërojë Kosovën e krejt institucionet e shtetit tonë përmes mbrojtjes që po ia jep heshtja jote”, tha ai.

Kurti – opozitës: Kur ta takoni Escobarin thuajani zëshëm se jeni për marrëveshje finale me njohje në qendër

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar opozitën që para përfaqësuesve ndërkombëtarë t’i shpalosin kërkesat e tyre lidhur me bisedimet me Serbinë.

“Kur ta takoni Escobarin, thuajani përpara, mendomëni mua dhe thuajani atij se jeni për marrëveshje finale dhe njohje reciproke në qendër”, është shprehur Kurti në kuvend.

“Po thoni se po fshihem, si mund të fshihem kur ju kam ftuar në zyrë për ta parë propozimin e BE-së”.

“Ky asociacioni është i kryetarit të nderit të LDK-së [Isa Mustafës] dhe kryetarit të nderit të PDK-së [ Hashim Thaçit].

Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur i hapur për të diskutuar në lidhje me dialogun me Serbinë, por sipas tij, janë vetëm dy mënyra për ta bërë këtë.

Ai tha se diskutimi për dialogun mund të bëhet ose në takim me liderët e partive për hollësitë, ose raportim në kuvend me dyer të mbyllura.

“Është e mundshme që të bëhet diskutim në kuvend enkas për këtë gjë, por në mënyrë që Kosova të jetë shumë më e mbrojtur, është më mirë që atë seancë të mos e thërras kryeministri, meqë mezi s’presin të na akuzojnë se ne i nxorëm hollësitë”.

“Procesi i dialogut duhet të jetë transparent, por njëkohësisht konfidencialiteti i bisedimeve të jetë aty. Nëse unë e thërras një seancë të kuvendit ku flasim për detajet e përmbajtjes, kjo është shumë rrezik për Kosovën”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai tha se nëse diskutimi bëhet me dyer të mbyllura, ose e thërret opozita, sipas tij, është shumë më kollaj, teksa shtoi se takime me kryetarët e partive politike në vend, në zyrën e Kryeministrit mund të ketë në çdo kohë.

Haradinaj: S’duhet fajësuar Kurtin për Asociacionin – atë e trashëguam

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet fajësuar kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Nga foltorja e kuvendit, ai ka thënë se kjo çështje është trashëguar nga qeveritë tjera.

“Nuk besoj që duhet me zënë në faj Kurtin për Asociacionin, nuk e ka bërë ky, ai e ka trashëguar. Nuk e shoh që duhet akuzuar atë sepse e kemi trashëguar”.

“E dyta, çka po duam ne të tjerë, po duam njohjen e ndërsjelle më Serbinë. Si e nxjerrim? Ju lutem të bëhemi të sinqertë”.

Abdixhiku thërret seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për të diskutuar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë seancë, ai e thirri pas fjalimit të Kurtit i cili propozoi që opozita ta thërrasë seancën në mënyrë që të jetë seancë e mbyllur.

“Ky ka pranuar që nga një marrëveshje finale të pranosh një marrëveshje që nuk është finale dhe ky është një devijim i dialogut”.

“Po negocion për një marrëveshje që njohjen nuk e ka në qendër dhe ky është një devijim i rëndë”.

“Në këtë marrëveshje nuk dhe përgjigje as për dëmet, pra ju nuk po tregoni se çfarë do të bëhet, por e ke pranuar një dokument, si mund ta pranosh një dokument që as nuk është për marrëveshje finale dhe as për njohje në qendër”.

“Meqenëse keni devijuar kaq shumë, unë e thërras një seancë të jashtëzakonshme”.

Kurti tregon pse e pranoi propozimin franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të enjten tha se e ka pranuar propozimin franko-gjerman pasi sipas tij, përmes tij arrihet një marrëveshje bazë me Serbinë e cila është e dobishme për Kosovën.

Para deputetëve, Kurti deklaroi se një marrëveshje bazë e cila i ka vlerat universale brenda është edhe e drejtë edhe e dobishme për Kosovën.

Ai tutje u shpreh se asnjëherë nuk e ka refuzuar këtë propozim, i njohur si plani evropian, pasi siç tha, për herë të parë Kosovës i erdhi një propozim me koncepte evropiane dhe demokratike me vlerë universale.

“Duhet ta kuptojmë një gjë, nuk është e mundshme që emisarët evropianë të vijnë nga Brukseli, Parisi e Berlini e të na sjellin marrëveshjen finale. Sepse kjo do shumë proces negociator të thellë e të gjatë. Emisarët evropianë nuk na ka sjell një dokument në stilin merre ose leje, ndaj nuk kanë mundur të na sjellin propozimin për marrëveshje finale. E kanë sjell propozimin për një marrëveshje bazë”.

“E dyta, ne sot kemi mosnjohje reciproke me Serbinë. Ajo që na duhet është njohja reciproke. Marrëveshje finale pa njohje reciproke s’mund të ketë. Nëse mund të thoshim diçka për atë propozimin që na është ofruar, aty paragrafët që merren janë paragrafë që i referohen njohjes. Nuk janë as vetëm dy faqe tamam, është një tekst shumë i përgjithshëm dhe i shkurtë. Ne në këtë kuptim jemi njëmend në fillim të fillimit. Ajo që kam thënë që nga fillimi është se ky propozim është bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme. Shtrohet pyetja pse unë besoj se është bazë e mirë? Deri sot Kosova nuk ka pasur propozim në të cilën janë konceptet evropiane dhe demokratike me vlerë universale. 10 vjet bisedime në Bruksel kanë qenë përbrenda asaj që mund ta quajmë ideologjia e problemeve”.

Abdixhiku i parashtron Kurtit katër pyetje: Askush nuk e di se çka ka pranuar Kosova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë transparence në dialog me Serbinë.

Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të enjten, tha se kryeministri Kurti nuk po raporton në Kuvend se çka përmban plani franko-gjerman, e si pasojë e kësaj askush nuk e di se çka ka pranuar Kosova.

“Këtë të hënën nëpërmjet një postimi në Twitter, kuptuam se kryeministri e ka pranuar propozimin në fjalë. Si Kuvend si shoqëri dhe si Kosovë, askush nuk e di se çka ka pranuar kryeministri i Kosovës”.

“As unë e asnjë deputet nuk është në dijeni për draftin e fundit të këtij plani.  Askush në këtë Kuvend nuk e di se çka ka pranuar Kosova. Kryeministri nuk raporton më Kuvend”, tha ai.

Ai i ka parashtruar Kurtit katër pyetje rreth kësaj marrëveshjeje.

“Në marrëveshjen e pranuar a bëhet fjalë për një marrëveshje finale apo për një marrëveshje bazë? Marrëveshja e pranuar nga ju a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj, pra aktin ku Serbia e njeh Kosovën dhe anasjelltas? Marrëveshja e pranuar në parim a i ka elementet e platformës tuaj që na prezantuat në gusht 2022? Kjo marrëveshje a parasheh rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake apo implementimin e të gjitha marrëveshjeve pa dallim”, ka pyetur ai.

“Para se ti prezantohej spektrit politik në Kosovë dhe Qeverisë, i ishte prezantuar Vuqiqit gjatë dialogut. Ky dokument i kishte 6 kapituj që marrëveshja finale duhej t’i kishte”.

“Dy muaj pas takimit të parë, kryeministri më kishte dorëzuar një dokument dy faqesh i njohur më vonë si plani franko-gjerman. Propozimi i tillë nuk përmbante një marrëveshje finale e ligjërisht të obligueshme”, tha Abdixhiku.

​Kadrijaj-Kurtit: Pse u ndalua konvoji i ndihmave nga Shqipëria për qytetet e vërshuara?

Depuetja e AAK-së, Time Kadrijaj, sot kërkoi të dijë nga kryeministri Albin Kurti se pse konvoji i ndihmave nga Shqipëria për qytetarët e prekur nga vërshimet në qytetet e Kosovës nuk u lejua të hyjë në vendin tonë.

“Pse zotëri kryeministër u ndal kolona me ndihma në Shqipëri dhe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë.

A keni ndonjë përgjigjja mund ta sqaroni se cili ishte qëllimi I ndalimit të konvojit të Shqipërisë për të ndihmuar qytetarët gjatë vërshimeve nuk u lejua të hyjë në Kosovë“, pyeti ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat