Parlamenti Evropian debaton për dialogun Kosovë-Serbi - Von Cramon: Kosova e ka dëshmuar që është një partner i besueshëm

Aktuale

Parlamenti Evropian debaton për dialogun Kosovë-Serbi - Von Cramon: Kosova e ka dëshmuar që është një partner i besueshëm

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 07:46 Përditësuar në ora: 12:26 më 09.02.2023
Viola von Cramon

Eurodeputeti austriak: Vonesat e mëtejshme për liberalizimin e vizave të kosovarëve – të papranueshme

Eurodeputeti austriak Andreas Schieder ka deklaruar se e mirëpret liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i cili duhet të hyjë në fuqi jo më vonë së 1 janari i vitit të ardhshëm, atëherë kur do të hyjë në funksion edhe sistemi ETIAS.

“Vonesat e mëtejshme janë të papranueshme”, ka thënë ai.

Këto komente ai i bëri  në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian ku prezantohen raportet për Kosovën dhe Serbinë.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i udhëhequr nga BE-ja duhet të intensifikohet për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe. Veprimet përshkallëzuese gjatë muajve të fundit nga Serbia dhe akterët e sponsorizuar nga  serbët duhet të denoncohen. Njohja ndërkombëtare e Kosovës duhet të vendoset në gur”, shtoi eurodeputeti austriak.

Von Cramon: Kosova e ka dëshmuar që është një partner i besueshëm, në momentet kritike për sigurinë e Evropës

Në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, po diskutohet për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon – Taubadel, i ka numëruar disa nga të arriturat e Kosovës.

Von Cramon ka thënë që “Kosova e ka dëshmuar që është një partner i besueshëm, në momentet kritike për sigurinë e Evropës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat