Krasniqi, Kurtit: S’ke nevojë të na njoftosh nga restoranti e me biftek përpara se e ke pranuar planin evropian

Aktuale

Krasniqi, Kurtit: S’ke nevojë të na njoftosh nga restoranti e me biftek përpara se e ke pranuar planin evropian

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:13
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se nuk është duke vepruar në mënyrë fisnike e pragmatike për sa i përket qasjes se si sipas tij, është duke qeverisur, por edhe në dialog me Serbinë.

Krasniqi i tha Kurtit se në raport me temën e dialogut s’ka nevojë të fshihet, të luaj rolin e shpëtimtarit e as të tradhtarit.

“Për PDK-në mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete që e ka si kryeministër. Të dialogoj dhe të arrijë marrëveshjen që e respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror e kushtetues të Kosovës”.

“Dhe, krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente sepse proceset qeverisëse janë çështje edhe teknike edhe politike, por rezultatet pastaj bëhen realitete shoqërore e shtetërore”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se Kurti s’ka nevojë ta fsheh prej kuvendit e deputetëve asnjë prej pozicioneve që ai ka në raport me planin evropian.

“Nuk ka nevojë të na njoftoj se ka pranuar këtë plan nga një restorant e me biftek përpara, por këtu në kuvend. S’ka nevojë t’i fsheh para deputetëve e qytetarëve aranzhmanet që po i bën në lidhje me Asociacionin”.

“S’ka nevojë t’i prezantojë deputetëve kushte për marrëveshje sepse deputetët s’janë ata që duhet të binden për kushtet që shkojnë në favor të Kosovës”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat