LDK del ja me tri propozime për ta luftuar inflacionin: Një tjetër mashtrim nga pushteti

Aktuale

LDK del ja me tri propozime për ta luftuar inflacionin: Një tjetër mashtrim nga pushteti

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 11:28
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.

Sipas këtij subjekti politik, kjo është edhe një nga mashtrimet e Qeverisë Kurti, pasi premtonin se “përballueshmëri e kostos së jetesës”.

Në anën tjetër, LDK-ja thotë se e ka planin për t’i përkrahur familjet në këtë krizë ekonomike.

LDK-ja propozon heqjen e TVSH-së në produkte bazike dhe të ulet çdo barrë tatimore.

Po ashtu, kjo parti opozitare kërkon rritjen e pagave në përputhje me inflacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat