Dallaveret me tenderin mbi 700 mijë euro e çojnë në Prokurori pronarin e Bagerit dhe aksionarin e Prishtina Mall

Aktuale

Dallaveret me tenderin mbi 700 mijë euro e çojnë në Prokurori pronarin e Bagerit dhe aksionarin e Prishtina Mall

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:15
Prishtina Mall

Emri i Bujari Shabanit, pronarit të Bagerit dhe aksionarit të Prishtina Mall, ka shkuar në Prokurorin e Shtetit.

Kjo pasi ai dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka bërë deklarim të rremë nën betim për një tender në komunën e Lipjanit.

Bëhet fjalë për kontratën: Ndërtimi i rrugëve në lagjet Sllovi, Gadime, Smallushë, Gumnasellë, Llugaxhi dhe Babush, i cili kap vlerën e 734 mijë eurove.

Por, sipas të gjeturave të AVONET, kompania Bageri në këtë prokurim publik ka aplikuar me dokumente të falsifikuara.

Bujar Shabani ka një aktakuzë për mashtrim me tenderë

Prokuroria vitin e kaluar kishte ngritur aktakuzë kundër biznesmenit Bujar Berisha për mashtrime në tenderët publikë.

Në aktakuzë janë përfshirë dy tenderë publikë në të cilat mori pjesë biznesmeni Shabani me kompaninë e tij Bageri.

Bëhet fjalë për tenderin 4.7 milionësh të Komunës së Ferizajt për asfaltimit të rrugëve në fshatin Jezerc, por Bageri, shkruan insajder, dyshohet se ka mashtruar edhe kur ka konkurruar në tenderin tjetër: Zgjerimi i rrugës së fshatit Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi.

Ky tender peshonte 3 milionë e 798 mijë e 623 euro.

Milioneri Shabani dyshohet se ka përfituar afro 5 milionë euro nëpërmjet këtyre mashtrimeve me kontratat publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat