“Kanë qenë tre persona…” - Sallahu zbulon se çfarë kishte ndodhur me mostrat e Astrit Deharit

Aktuale

“Kanë qenë tre persona…” - Sallahu zbulon se çfarë kishte ndodhur me mostrat e Astrit Deharit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 00:55
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka zbuluar se vetëm tre persona i kanë pasur çelësat e laboratorit ku u morën mostrat e Astrit Deharit dhe se Prokuroria tani e ka në dorë rastin të cilin mund ta zgjidhë shumë shpejt.

“Besoj se rasti do të zgjidhjet shumë shpejt sepse konstatohet që tre persona i kanë pasur çelësat e laboratorit dhe këta tre persona, njëri prej tyre mund të ketë bërë ndonjë hyrje të paautorizuar me ndonjë person tjetër, t’i ketë marrë ato mostra, duhet Prokuroria të merr rastin në dorë dhe të zgjidhë shumë shpejt sepse faktet janë jashtëzakonisht të çarta”, tha Sallahu.

Ai shtoi se, deri më tani sa ka informacion, humbja e mostrave të Astrit Deharit është rasti i vetëm që ka ndodhur deri më tani. 

Ai tha se i kanë dorëzuar Prokurorisë edhe shumë informacione të tjera, mirëpo sipas tij, një mungesë e vullnetit të Prokurorisë, ka bërë që rasti të mos zgjidhet.

“Nga kjo studio televizive kërkoj që Prokuroria të zbardhë sa më shpejt sidomos rastin e mostrave po se po, por edhe rastin në përgjithësi”, u shpreh Sallahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat