Pas përfundimit të bisedimeve/ Deklarohen emisarët, Kurti dhe Vuçiq - detajet e fundit nga takimi në Ohër

Aktuale

Pas përfundimit të bisedimeve/ Deklarohen emisarët, Kurti dhe Vuçiq - detajet e fundit nga takimi në Ohër

Nga: Bota sot Më: 18 mars 2023 Në ora: 06:57 Përditësuar në ora: 00:15 më 19.03.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ohër, Maqedoni e Veriut, 18 mars 2023.

Kurti: Kemi raporte jonormale për vizitë në Beograd

Kryeministri i vendit, nuk ka treguar nëse marrëveshja e 27 shkurtit do të shkojë në kuvend për tu ratifikuar.

Ai tha se duhet bërë debat e vendimmarrje edhe në kuvend.

Edhe një herë po e ritheksoj, unë besoj se duhet të jemi të kënaqur sepse edhe më 27 shkurt edhe sonte kemi bërë atë që është më e mira e mundshme në këto rrethana për Kosovën, për raportet me Serbinë”, është shprehur Kurti.

Tutje, ai u pyet nëse është i gatshëm për një vizitë në Beograd, teksa tha se raportet janë ende jo normale.

Do të shkojë në Prishtinë sepse i kam 15 ministri e na presin shumë punë. Duhet ta kuptoni që marrëdhëniet janë ende të pa normalizuara që ne do të mund ta bënim një udhëtim normal atje”, është shprehur Kurti.

Kurti: Adresimi i krimeve të luftës, i domosdoshëm – ugjencë e veçantë çështja e të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e tëpagjeturve.

Ai është shprehur se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe se ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve.

Kurti gjithashtu ka sqaruar se pse është përdorur fjala “urgjencë” në aneksin e zbatimit tek çështja e personave të pagjetur.

Për shërimin e shoqërisë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës është i domosdoshëm, e këtu ugjencë e veçantë është çështja e të pagjeturve”.

“Janë edhe 1 mijë e 617 të pagjetur në Kosovë, nuk janë që të gjithë shqiptarë, por shumica dërrmuese tyre janë shqiptarë, por pa dallim etnie, pa dallim përkatësie kombëtare ne dëshirojmë që të zbardhet fati i tyre dhe të vihet në vend drejtësia, andaj edhe fjalën urgjencë në aneksin e zbatimit e keni pikërisht tek çështja e personave të pagjetur”, është shprehur ai.

​Escobar: Marrëveshja e arritur ndikon në rrugën evropian dhe paqen në Evropë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë ndikim në proceset e integrimit për të dyja vendet por ndikon edhe në sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor dhe Evropë.

Ai pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku u bisedua për planin e zbatimit të propozimit evropian, përgëzoi angazhimin e ndërmjetësuesve evropian dhe gatishmërinë e Kurtit dhe Vuçiqit për të ecur përpara.

“Kjo marrëveshje do të ketë ndikim në proceset e integrimit për të dyja vendet por ndikon edhe në sigurinë dhe paqen në Ballkanin perëndimor dhe Evropë”, tha ai, duke shtuar se BE ka mekanizma për ta mbikëqyrur këtë marrëveshje por se edhe ShBA do të angazhohet për implementimin e saj.

Vuçiq: Brenda 30 ditësh krijojmë komisionin për formimin e Asociacionit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të formohet një monitorim i përbashkët për të nisur formimin e Asociacionit.

“Duhet të formojmë një monitorim të përbashkët, një komision të kryesuar nga BE-ja brenda 30 ditëve, për të filluar menjëherë formimin e Asociacionit,”- ka thënë ai, raporton RTS.

Më tej Vuçiq ka thënë se ky do të jetë një proces i vështirë.

“Ne nuk kemi shumë obligime në këtë pjesë, nuk dua të mashtroj askënd, kur të takohemi herën tjetër, atëherë do të flasim për detyrimet tona, ky është një proces i vështirë, është e rëndësishme për mua që thashë ato që janë vijat tona të kuqe,”- është shprehur Vuçiq.

Kujtojmë se edhe Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell tha se Prishtina është pajtuar që të zbatojë menjëherë marrëveshjet me partnerët evropianë që do të çonin në njëfarë vetëqeverisje për komunitetin serb.

Kurti: Kjo marrëveshje është njohje de facto

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut është “njohje de facto” por shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i ik nënshkrimit të marrëveshjes.

Kurti tha se i takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin që ta bëjë këtë marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme.

Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellët de facto. Pra, kjo është njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

Pas rundit të bisedimeve, Kurti tha se pajtimi publik është arritur për aneksin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruan marrëveshjen bazë, me një aneks. Pala tjetër, njëjtë si në takimin e kaluar [takimi në Bruksel më 27 shkurt] po i ik nënshkrimit të marrëveshjes”, tha Kurti.

Ai tha se aneksi, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në takimin e Ohrit, do të publikohet nga Bashkimi Evropian.

Unë mendoj që është platformë solide për të ecur përpara, e andaj është e pranueshme për ne”, tha Kurti.

Kurti: Arritëm marrëveshje publike, Serbia përsëri nuk e nënshkroi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ashtu foli pas përfundimit të takimeve të sotme në Ohër.

Ai e pranoi se është arritur një pajtim publik për aneksin, ndërsa denoncoi palën tjetër, Serbinë, që nuk hodhi nënshkrimin.

Më vjen keq për brengosjen që mund ta kenë përjetuar (qytetarët) gjatë kësaj dite maratonike. Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes... tash edhe me aneks. I takon Bashkimit Evropian që ta gjejë mekanizmin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme. Sa i përket Aneksit, ai do të publikohet në portalin e BE-së dhe aty do ta kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka.” - u shpreh kryeministri i vendit.

Më pas, ai nisi të fliste në gjuhën angleze duke i thënë të njëjtat fjalë si në shqip.

Kujtojmë se Komisioneri Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell tha se Prishtina është pajtuar që të zbatojë menjëherë marrëveshjet me partnerët evropianë që do të çonin në njëfarë vetëqeverisje për komunitetin serb

Escobar: Arritja e marrëveshjes, moment vizionar

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.

“Është marrëveshje e vështirë, por e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjata”, është shprehur Escobar para medieve.

“Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet”.

Borrell: Do të ketë pasoja nëse nuk përmbushen obligimet, BE-ja do t’i kërkojë me forcë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se Bashkimi Evropian, me forcë do t’i kërkojë Kosovës e Serbisë që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe se sipas tij, mos-përmbushja e tyre do të ketë pasoja.

Borrell tha se duhet të fokusohen tek përmbajtja e asaj që është dakorduar sot dhe se sipas tij, është e qartë se të dy palët do të kenë përfitime të konsiderueshme nga kjo marrëveshje.

“Të hënën, ministrat e Jashtëm të BE-së dhe liderët e BE-së do të takohen të enjten e të premten në Këshillin e BE-së ku do t’i njoftoj për këto bisedime dhe për angazhimin nga të dyja palët, për të implementuar plotësisht dhe shpejt detyrimet e tyre”, është shprehur Borrell.

Borrell: Kosova është pajtuar të filloj sigurimin e një niveli të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë

Shefi i diplomacisë evropiane (BE), Josep Borrell ka folur pas takimit me Kurtin dhe Vuçiqin në Ohër. Në konferencën për media, Borrell ka thënë se Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë "për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë".

"Kosova është pajtuar të filloj menjëherë, kur them menjëherë e nënkuptoj që menjëherë do të aranzhoj, rregullimet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë,"- ka thënë ai.

Ai ka thënë po ashtu se palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes.

"Palët janë angazhuar plotësisht për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pjesë e këtij aneksi, palët janë zotuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të zbatojnë detyrimet përkatëse,"- është shprehur Borrell.

Vuçiq: Nuk kam nënshkruar asgjë, tregon çfarë u bisedua

Pas përfundimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë, është deklaruar presindeti serb, shkruan Novosti.rs, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nuk ka nënshkruar asgjë, dhe se do të prezantojë çdo pikë para qytetarëve.

“U arrit një lloj marrëveshjeje. Këshilli Evropian, pra BE-ja do të vlerësojë se kush e ka përmbushur çfarë plani zbatues. Për ne është me rëndësi të madhe që formimi i Asociacionit ka pasur prioritet. Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë, flitet për persona të pagjetur, për konferenca donatorësh. Plani me siguri do të duhet të përmirësohet.

Jam i sigurt se pala shqiptare do të insistojë që unë nuk kam firmosur asgjë. Jam i sigurt që kemi bërë një lëvizje, nuk ishte D-Day, por ishte një ditë e mirë. Nesër do të prezantoj çdo pikë para qytetarëve. Asgjë nuk kam nënshkruar, as sot nuk kam nënshkruar” – tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat