Pas përfundimit të bisedimeve/ Deklarohen emisarët, Kurti dhe Vuçiq - detajet e fundit nga takimi në Ohër

Aktuale

Pas përfundimit të bisedimeve/ Deklarohen emisarët, Kurti dhe Vuçiq - detajet e fundit nga takimi në Ohër

Nga: Bota sot Më: 18 mars 2023 Në ora: 06:57 Përditësuar në ora: 23:24 më 18.03.2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ohër, Maqedoni e Veriut, 18 mars 2023.

Borrell: Kemi marrëveshje

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

“Kosova dhe Serbia janë pajtuar për zbatimin e aneksit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre”, tha ai.

Duke iu referuar propozimit evropian që palët e pranuan më 27 shkurt në Bruksel.

Vuçiq njofton për “një lloj marrëveshjeje”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë në një konferencë për mediat, pas negociatave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Ohër të Maqedonisë së Veriut, që zgjatën mbi 11 orë.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç u shpreh se ishte i kënaqur nga takimi dhe shtoi se ka një lloj marrëveshje.

Megjithatë, Vuçiç nënvizoi se ka ende pika për të cilat duhet të bisedojnë.

“Ka një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ka disa pika për të cilat do duhet të diskutojmë. Prioritet mbetet formimi i Asociacionit, pala shqiptare insistoi për nënshkrimin e marrëveshjes. Unë nuk kam nënshkruar asgjë. Do të diskutoj në Serbi për atë që kam rëndë dakord. Nesër do të raportoj për atë se çfarë ka ndidhur. Do të kemi edhe deklaratat edhe të Borrell e Kurtit. Duhet të qëndrojmë në rrugën evropiane”, theksoi ai.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku u diskutua për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Liderët e Kosovës dhe Serbinë, në qendrën mediale në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë në qendrën mediale në Ohër.

Kurti tha shkurt për gazetarët se do të prononcohet pas deklaratës për media të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për mbi dhjetë orë, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan bisedime lidhur me planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Këtë propozim, Kurti dhe Vuçiq e pranuan më 27 shkurt, gjatë rundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

Takimi Kurti-Vuçiq, raportohet për dakordim mes palëve

Pas përfundimit të bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiq, media raporton që ka një dakordim mes Kurtit dhe Vuçiq.

Ai ka thënë që si duket do të ndodhë ashtu siç tha më heret analisti Halil Matoshi.

Pas pak Borrell do të dalë në konferencë për medie për të dhënë detajet e takimit Kurti-Vuçiq.

Gjithashtu sipas Sadikut para mediave do të dalin edhe Kurti dhe Vuçiq.

Në qendrën mediale në Ohër edhe Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka qenë i pranishëm në takimet në Ohër në cilësinë e vëzhguesit.

Pas përfundimit të bisedimeve, ai është parë në hotelin ku është vendosur qendra mediale.

Escobar, i tha më herët gjatë ditës Radios Evropa e Lirë, se “nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes”.

Ende nuk dihet nëse zyrtari i lartë amerikan do të prononcohet për mediat pas përfundimit të rundit të bisedimeve.

​Përfundon takimi Kurti-Vuçiq

Rundi i bisedimeve mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, ka përfunduar, bëri të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, diskutuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut për planin e zbatimit të propozimit evropian.

Pas përfundimit të këtij rundi bisedimesh, pritet që të ketë një deklaratë për media nga shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Rinisin bisedimet në Ohër

Pas pauzës së dytë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka rinisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi, që po ndërmjetësohet nga zyrtarët evropianë, ka në agjendë planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Sërish pauzë në Ohër

Siç mëson Radio Evropa e Lirë, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, liderët e Kosovës dhe Serbisë, kanë ndërprerë përkohësisht bisedimet, për t’u rikthyer sërish pas një pauze.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiq, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndërpre për mbi një orë, po ashtu për shkak të një pauze.

Mbi 9 orë takime në Ohër, Kurti e Vuçiq vazhdojnë diskutimet

Kanë kaluar gati 10 orë prej kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në Ohër takimet ndaras dhe trepalëshe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Palët po bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve, për përmbajtjen e të cilit u darkoduan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

Fillimisht krerët e dy shteteve u takuan ndaras me përfaqësuesit e BE-së, takime këto që nisën në orën 10:00.

Pastaj, pak pas orës 15:00 ka nisur takimi trelateral. Gjatë këtij takimi palët patën një pauzë të shkurtër për t’u rikthyer sërish në bisedime.

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

E teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë bisedime, shumë gazetarë janë duke e përcjellë këtë ngjarje nga qendra mediale në Ohër.

Kjo qendër është vendosur në një objekt tjetër, afër vilës ku po mbahen bisedimet. 

Gazetarët në pritje pas nëntë orë bisedime

Teksa liderët e Kosovës dhe Serbisë po zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, shumë gazetarë janë duke e përcjellë këtë ngjarje nga qendra mediale në Ohër.

Qendra mediale është vendosur në një objekt tjetër, afër vilës ku po mbahen bisedimet.

Rundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë po përcillet nga media vendore dhe ndërkombëtare.

Bisedimet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur nëntë orë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat